Si të përdorni këtë kalkulator investimi
Një udhëzues i detajuar për përdorimin e kalkulatorit të menaxhimit të buxhetit.
- Vendosni të hyrat tuaja në fushën e të ardhurave mujore dhe shkruani për sa kohë dëshironi që të planifikoni buxhetin. Nuk është e nevojshme të shtoni të gjitha të hyrat tuaja. Mjafton vetëm pjesa që dëshironi të ndani në para të gatshme dhe investime nga të hyrat.
- Shembull: Buxheti i ndarë është 3000 euro dhe vitet e planifikimit të buxhetit janë 6.
- Hapi i rradhës është të ndani investimin tuaj në % në disa kategori. Në cilëndo kategori, vlera 0 është e pranueshme. Mirëpo, vlera totale e alokimit në para të gatshme, aksione dhe investime të tjera duhet të jetë e barabartë me 100% ne fund të kalkulimit.
- Shuma e parasë së gatshme duhet të ndahet në para për shpenzim dhe para për kursim.
- Shembull: Nëse ju ndani shpenzimet në para të gatshme 40% (1,200 euro), ju vendosni të shpenzoni 80% (960 euro) dhe 20% (240 euro) t’i kurseni për fond emergjent.
- Shuma e parasë për investime mund të ndahet në ETF (S&P 500) dhe aksione individuale. Një tjetër variabël të cilën mund ta përdorni këtu është skenari që dëshironi ta konsideroni në kalkulimet tuaja. Në rast që përzgjidhni skenarin më të mirë, kthimi i investimit në njërin nga vitet e planifikuara do të kalkulohet me vitin më të mirë të S&P 500 historikisht ndërsa pjesa tjetër e viteve kalkulohet me mesataren. Viti me performancën më të mirë/keqe përzgjedhet në mënyrë të rastësishme. E njejta gjë ndodh nëse zgjidhni skenarin më të keq.
- Shembull: S&P 500 vitin më të mirë e kishte me rritje 35%. Nëse zgjedhni skenarin më të mirë, kjo do të merret parasysh si kthim investimi në njërin nga vitet të përfshirë në kalkulim. Pjesa tjetër (5 vitet nga 6 të planifikuarat në shembullin tonë) kalkulohet me normë mesatare kthimi të S&P 500.
Përçdo paqartësi, sygjerime apo vështërsi rreth kalkulimeve, mund të na kontaktoni tek info@investimi.online
Vendosni detajet e buxhetit tuaj
Jepni të ardhurat tuaja mujore dhe preferencat e alokimit të investimeve.
€
%
Përqindja e parave të gatshme duhet të ndahet mes shpenzimeve dhe fondit emergjent.
%
%
%
Përqindja e aksioneve duhet të ndahet mes aksioneve individuale dhe S&P 500.
%
%
%
investimi.online
Ndarja e Investimit
Vlerat e vendosura | |
---|---|
Të ardhurat mujore | 1.000,00 € |
Vitet e planifikimit | 6 |
Para të gatshme | 50 % |
Alokimi për aksioneve | 40 % |
Alokimi për kriptomonedha | 10 % |
Rezultatet e llogaritjes pas 6 vitesh | |
Fondi emergjent | – |
Shuma e investuar në S&P 500 | – |
Shuma e investuar në aksione individuale | – |
Shuma e investuar në kriptomonedha | – |
Shuma totale e investuar | – |
Profit nga S&P 500 | – |
Profit nga aksionet individuale* | – |
Profit nga kriptomonedhat | – |
Profit Total | – |